Nis MLS-ja në SHBA, klubet duan Mesin në fushë

Më 22 shkurt skuadra e Mesit nis kampionatin e ri, rivalët e Inter Majemit e duan në fushë.
Fuqia e Lionel Mesit për të prishur protokollin tipik të ndeshjeve të skuadrave u pa përsëri kur Çikago Fire sezonin e kaluar ofroi një paketë të paprecedentë kompensimi për tifozët në rast se Mesi nuk do të paraqitej në një ndeshje të 31 gushtit kundër Inter Majemi.
Nëse Mesi nuk luante, Fire u ofroi blerësve për një ndeshje të vetme 250 dollarë zbritje për dy ose më shumë anëtarësime të reja sezonale në Çikago Fire 2025 ose 100 dollarë zbritje për dy ose më shumë bileta të ndeshjeve të vetme për ndeshjen në shtëpi të 2025 kundër Inter Majemit e cila zhvillohet me 13 prill ora 22:30.
Mesi sjell stadiume të tejbushur e çmime më të larta
Kur Leo iu bashkua MLS-së në verën e vitit 2023, skuadrat u përshtatën me shpejtësi për të pritur një nga më të mëdhenjtë e lojës së futbollit. Tani duke shkuar në sezonin e tretë të Mesit në ligë, MLS vazhdon të lundrojë në rrethanat revolucionare rreth lojërave që shfaq Inter Majemi i 8 herë ‘Topit të Artë’, Lionel Mesit.