Aset i Partizanit, Kote zgjat kontratën me ‘Demat’

Futbollisti korçar Gjergji Kote ka zgjatur kontratën deri në vitin 2029 me Partizanin. Mesfushori i dalluar konsiderohet si pasuesi i denjë Arinaldo Rrapajt (larguar në Ukrainë) te të kuqtë teksa me përformacën e treguar në aktivizimet me skuadrën e Veselinoviç, ka shfaqur aftësi për t’u admiruar…

Njoftimi i klubit:

FK Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Gjergji Koten. 20 vjeçari dhe drejtuesit kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2029, duke konkretizuar pozitivisht të ardhmen e mesfushorit të talentuar te Partizani. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!