Largohet krahu i djathtë i De la Fuente, RFEF: Amo pati merita

Pablo Amo, ndihmës trajneri i deritanishëm i Kombëtares së Spanjës, ka njoftuar Federatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll se po largohet nga pozicioni i tij për të nisur një aventurë të re profesionale.
Trajneri i lindur në Madrid mbërriti në RFEF në tetor 2018 si ndihmës i drejtorit sportiv dhe më vonë mori drejtimin e ekipit U-18. Luis de la Fuente bëri hapin e madh në dhjetor 2022, teksa e përfshiu Amon në stafin e tij përgatitor dhe i dha rolin e trajnerit të dytë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Pablo Amo ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në fitimin e Ligës së Kombeve të UEFA-s 2023 në Roterdam dhe Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani.
“Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll falënderon Pablo Amo për gjithë këto vite përkushtim dhe profesionalizëm dhe i uron atij më të mirat personalisht dhe profesionalisht”, shkruan Federata spanjolle.