Nations League për vajza/ Shqipëria do të presë Ukrainën në “Niko Dovana”

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë fushatën e saj në Nations League më 21 shkurt ndaj Ukrainës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës në ora 18:00.

Katër ditë më vonë, më 25 shkurt skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë në transfertë.

Trajneri Grima do të bëjë publike listën e lojtareve të grumbulluara në ditët në vijim. Ndërkohë, skuadra ka zhvilluar një fazë përgatitore në Ulqin, ku stafi ka punuar për përmirësimin e gjendjes fizike dhe aspekteve taktike.

Shqipëria është pjesë e grupit B4 së bashku me Çekinë, Kroacinë dhe Ukrainën./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!