Monza kthen Nestën, Galiani kërkon mrekullinë

Monza ka konfirmuar Alesandro Nestën si trajner të saj, vetëm 7 javë pas shkarkimit të tij. Aktualisht skuadra është e fundit në Serie A me 13 pikë.
Ish mbrojtësi kampion bote me Italinë mori vendin e Salvatore Boçetit. Të dy kanë fituar vetëm një ndeshje në këtë kampionat. I pari (Nesta) në shtatë ndeshje, i dyti në shtatëmbëdhjetë.
Ndërkaq Adriano Galiani dëshiron që ish-mbrojtësi i Lacios dhe Milanit të bëjë një mrekulli, me një rrugëtim të ndërlikuar, duke pasur parasysh se Monza duhet të përballet me pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha në javët e ardhshme të Serie A.
Empoli, aktualisht i katërti nga fundi, është tetë pikë larg, për t’u rikuperuar në 14 ndeshje. Një mision thuajse i pamundur.