Reali magjik përmbys Sitin, Juve kalon PSV

U zhvilluan këtë mbrëmje katër takimet e vajtjes të fazës Play Off në Champions League. Fillimisht PSG mposhti në Guingamp Brestin pritës 0-3 ndërsa më vonë Juve kaloi me vështirësi PSV 2-1 ndërsa Dortmund mposhti në Lisbonë Sportingun 0-3.
Ndërkaq supersfida u zhvillua në ‘Etihad’ mes Sitit dhe Real Madrid. Në këtë ‘finale’ qytetarët kaluan përpara me golin e Haland (19′) ndërsa e gjithë drama e këtij takimi të nivelit të lartë u spsotua në të dytën.
Fillimisht arbitri francez Turpë akordoi një penallti të dyshimtë për Sitin të cilin e shndërroi në gol sërish norvegjezi (80′).
Reagimi i kampionëve të Europës në fuqi ishte titanik pasi dy herë Brahim Diaz (86′) dhe Belingam (90+2′) përmbysi në 2-3 final.
Ndeshjet e vajtjes me eleminim në Ligën e Kampionëve:
Brest- PSG 0-3
Juve- PSV 2-1
Sporting- Dortmund 0-3
Mançester Sitit- Real 2-3 /Sportiim.al/