Largoi Prisken, Fejnord ndaj Milanit me trajner të ri

Fejnord shkarkoi dje trajnerin Priske ndërsa nesër do të luajë takimin e parë të fazës play off (Champions League) me Milanin në Roterdam. Skuadra e famshme holandeze do të drejtohet nga Pascal Bosschaart.

Ai ishte trajner i të rinjve por Pascal Bosschaart duket se lidhet me ekipin e parë me afat të përkohshëm.

Ndërkaq 44-vjeçari nuk ka diplomat e nevojshme të trajnerit, por do të lejohet të drejtojë grupin në të ardhmen e afërt.

Tërmet te Fejnord dy ditë para ndeshjes së parë të play-off të Champions League kundër Milanit: trajneri Brian Priske është larguar.

“Feyenoord i thotë reciprokisht lamtumirë trajnerit Brian Priske me efekt të menjëhershëm,” thuhej në deklaratën zyrtare nga klubi holandez dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!