Teuta kërkon kthesën, Dinamo ‘rehabilitimin’

Sot radha e dy sfidave të tjera në Abissnet Superiore të javës së 24. Do të luhet në Korçë e Durrës respektivisht me duelet; Skënderbeu- Laçi dhe Teuta- Dinamo Siti. Në të dy ndeshjet orari përkon me orën 17:00 teksa skuadrat në garë pritet të luftojnë maksimalisht për të marrë pikët maksimale.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta- Dinamo. Vendasit e trajnerit Devolli vijnë pas katër humbjeve radhazi në kampionat duke rrëshqitur keq në rënditje e përfunduar te vendi i 8-të. Këtë radhë Teuta duket e kompletuar, kthehet Jazxhi.

Në anën tjetër Dinamo e Dajës humbi takimin e vajtjes në Kupë me korçarët 0-2 por dhe të dy barazimëve njëra pas tjetrës në kampionat. Për më tepër që sot blutë do të kenë dhe disa mungesa çka mund të diktojnë në fushë. Sali ende jashtë po ashtu në diskutim portieri tjetër Aldo Teqja. I pezullar për kartonë Jorgo Meksi ndërsa Bruno Dita mund të përfshihet në listë.

Për sulmuesin Mandela sërish ka mistere që e lidhin jo vetëm me aktivizimin por ndoshta dhe më tej. Burime pranë bluve shkojnë deri aty sa shprehen se sulmuesi ka oferta nga jashtë dhe dëshiron largimin. Për t’u parë…

 Abissnet Superiore, java e 24

Sot:

17:00

Skënderbeu- Laçi

Teuta-Dinamo Siti

Luajtur të dielën:


Partizani- Tirana 1-1

AF Elbasani- Egnatia 1-2

Vllaznia-Bylis 3-0 / Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!