Skënderbeu pret Laçin, Korça premton spektakël

Pas tre ndeshjeve të djeshme të javës së 24-ët, sot radha e dy sfidave të tjera në Abissnet Superiore. Do të luhet në Korçë e Durrës respektivisht me duelet; Skënderbeu- Laçi dhe Teuta- Dinamo Siti. Në të dy ndeshjet orari përkon me orën 17:00 teksa skuadrat në garë pritet të luftojnë maksimalisht për të marrë pikët maksimale.

Në stadiumin “Skënderbeu” bardhekuqtë e trajnerit Ernest Gjoka e kanë vendimtare fitoren në shtëpi pasi rivalin e sotëm përballë, e shohin njërën nga skuadrat me të cilët duelojnë për të evituar rënjën.

Ndërkaq kurbinasit e Morieros e kanë të qartë se kjo ndeshje duhet kaluar me pikë. Bardhezinjtë kanë në pikëpyetje Mjakin dhe Traore (dëmtuar me Partizanin) ndërsa pjesa tjetër gati.

Laçi sikundër Skënderbeu po kalon formë të mirë sportive. Për t’u theksuar, kapiteni Kleandro Lleshi pas rekuperimit të plotë rikthehet në dispozicion.

Abissnet Superiore, java e 24:

Sot:

17:00

Skënderbeu- Laçi

Teuta-Dinamo Siti

Luajtur të dielën:


Partizani- Tirana 1-1

AF Elbasani- Egnatia 1-2

Vllaznia-Bylis 3-0 / Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!