Laçi i Morieros fundos Skënderbeun, Teuta thatë me Dinamon

Abissnet Superiore, java e 24:

Skënderbeu- Laçi 0-2 (Bullari 41′, Melo 86′)

Tani ka një logjikë. Skuadra e Françesko Morieros funksionon ajo tregohet cinike dhe mposht përmes një loje dominuese në raste e gola Skënderbeun e Korçës.

E gjitha ngjau në duelin e javës së 24 mes Skënderbeut dhe Laçit me dy skuadrat që kërkonin pikët maksimale. Praktikisht bardhezinjtë e nisën me një rast të pastër shënimi teksa në sekondat e para Ledio Tresa përballë porterit Alia nuak arrin të kalojë.

Sërish kurbinasit me dy raste të pastra teksa Manellari e Lleshi sfumuan mundësitë para kuadratit vendas. Në të 41′, Indrit prodani harkoi një top nga e majta aty ku Emiljano Bullari goditi me kokë për 0-1.

Në pjesën e dytë korçarët u shfaqen më insistues në minutat e para por Laçi sërish tenton të godasë në kundërzbritje. Vështirësia e Skënderbeut rritet teksa Ermir rashica në ditën e tij më të keqe lë me 10 futbollistë vendasit.

Në minutat e fundit bardhezinjtë me Melon i afrohen golit (goditi jashtë) dhe më pas braziliani shënon golin e dytë (86′) për Laçin.

Teuta-Dinamo 0-0

Ndërkohë në Durrës Teuta dhe Dinamo mbyllën pa gola 0-0. Një ndeshje ku Teuta ishte më afër fitores duke krijua ideja se ‘Djemtë e Detit’ nga momeni në moment do të kalonin përpara.

Nuk ngjau kurrë me Dinamon e cila duhet të ndihet e kënaqur me pikën e marrë. Për Teutën vijon ecuria pa fitore e për më tepër pasi fundi duket shumë i sikletshëm. Tani fundi i takon Skënderbeut me 20 pikë, Tirana 23, Teuta 24 dhe Bylis po 24 pikë.

Javën që vjen Teuta shkon në Laç në një duel që mund të vendosë jo pak për fatet e skuadrave të fundit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!