Kastrioti emëron Himën në pankinë

Ecuria me luhatje e Kastriotit teksa skuadra e njohur rënditet e 7-ta në fund të dy fazave në Kategori të Parë, ka bërë që drejtuesit e klubit të realizojnë një lëvizje të shpejtë në pankinë.
Do të jetë Klevis Hima tekniku që ka paunuar më parë në krah të të larguarit Stavri Nica. Tekniku kurbinas rikthehet në punë pas një aventure 6 mujaore në SHBA ndërsa kontrata me krutanët figuron deri në fund të sezonit.
Hima do të zbresë sot në seancë dhe paraprakisht pritet të prezantohet para skuadrës si udhëheqësi i tyre teknik. Sipas asaj që mësohet paraprakisht, për trajnerin e ri, objektivi kryesor do të jetë zona mes 6 vendeve të para, çka garanton fazën play off./Sportiim.al/