Egnatia provë delikate në Elbasan, Vllaznia për vazhdimësinë

Nëse derbi Partizani- Tirana ka marrë vëmendje maksimale në takimin hapës të javës së 24-ët, dy ndeshje të tjera në program sot të këtij raundi kanë po aq rëndësi. Sidomos kur bëhët fjalë për pikë teksa në këtë fazë të kampionait mbetën vendimtare.
Në “Elbasan Arena” derbi rajonal mes vendasëve të Gvozdenoviç dhe rrogozhinasëve kryesues të edidicionit të 86-të në Superiore. Elbasanasit humbën dy ndeshje dhe barazuan te tretën në javët e fundit ndërsa sot në 17:00 ndoshta për ta mund të jetë treni i fundit për të synuar zonën ‘Final Four’. Përballë Egnatia e cila vjen me disa mungesa (viroza ka prekur disa lojtarë) që gjithësesi nuk e zbeh objektivin dhe forcën e tyre.
Ndërkaq Vllaznia pret Bylisin po në orën 17:00. Edhe në “Loro Boriçi” pritet një ndeshje e fortë. Paçka se vendasit (dy pikë larg Egnatias kryesuese) në letër, konsiderohen favortitë. Shkodranët pozicionohen të dytët në renditje ndërsa mallkastriotët janë duke luftuar të mbijetojnë në Superiore.
Abissnet Superiore, java e 24:
Sot:
Partizani- Tirana 13:30
AF Elbasani- Egnatia 17:00
Vllaznia-Bylis 17:00
Të hënën:
17:00
Skënderbeu- Laçi
Teuta-Dinamo Siti/ Sportiim.al/