Egnatia kalon në Elbasan, Vllaznia thyen Bylisin

AF Elbasani- Egnatia 1-2 (Tsague 90’+3′/ Lushkja 32′, Leo Melo 91′)
Vllaznia- Bylis 3-0 (Kamara 53′ ag, Stojanoviç 58′, Kahrimanoviç 87′)
Egnatia ecën me siguri të plotë në javët e fundit në Abissnet Superiore. Pas 7 fitoreve radhazi e teta vjen nga përballja me Elbasanin 1-2 luajtur këtë pasdite në Elbasan.
Goli i parë i sfidës u shënua në minutën e 32-të nga Regi Lushkja ndërsa në kohën shtesë erdhen dhe dy gola të tjerë. Fillimisht Leo Melo në të 91-ën për miqtë dhe më pas vendasit në të 93-ën me Tsague për 1-2 final. Sulmuesi humbi edhe një penallti kur shifrat ishin 0-0.
Ndërkaq në Shkodër, Vllaznia mbyll llogaritë me Bylis vetëm në pjesën e dytë. Kjo pasi në 45′ minutat e para edhe pse u shënua fillimisht nga miqtë Jorgji anuloi për një faull ndaj portierit Jukaj.
Në të dytën Vllaznia ndryshoi pamje dhe gjeti avantazhin me një autogol të Kamara. Mbrojtësi Stojanoviç pak minuta më vonë shënoi golin e dytë, duke e bërë të thjeshtë fitoren e kuqebluve.
Nisur nga stoli, Kahrimanoviç pas aktivizimit vulosi shifrat për 3-0. Vllaznia parë dhe ndalesën e Partizanit në derbi (1-1 me Tiranën) konsilidohet forcë e dytë, paçka se Dinamo nesër mund ti afrohet nëse merr tri pikë ndaj Teutës.