Derbi/ Partizani – Tirana dueli i përgjegjësive

  • Tirana për herë të parë në impiantin e ‘kuq’, përballja e 177-të mes tyre në mesditë

Derbi Partizani- Tirana ka marrë vëmendje të madhe te opinioni sportiv i kryeqytetit. Takimi do të zhvillohet në shtëpinë e Partizanit në Tufinë dhe si rrallë herë do të startojë sot në orën 13:30.

I gjendur në vështirësi për të rimarrë vetën, Partizani pas largimëve të disa titullarëve gjatë merkatos së janarit, pritet të bëjë maksimumin për të bindur se skuadra e kuqe është ajo që dominon derbet Partizani- Tirana apo anasjelltas.

“Demat” sipas asaj që është konsatatur ditët e fundit nuk do të ketë ende gati afrimet e janarit si Eleke, Atanaskoski por dhe mesfushorin Gjergji Kote i cili me gjasë do të nisë nga stoli.

Ndërkaq në alarm të vazhdueshëm bardheblutë. Sidomos në marrëdhenjen me pikët… Tirana e këtij sezoni endet në katet e fundit të rënditjes (e parafundit me 22 pikë) ndërsa derbi në këtë tergues e gjen në momentin më të vështirë.

Për më tepër që dhe kontigjenti aktual në dispozicion të Shkëmbit privohet nga mungesat e Rimal haxhiut, Aldi Gjumsit dhe Qëndrim Ismajlit.

Abissnet Superiore, java e 24:

Sot:

Partizani- Tirana 13:30

AF Elbasani- Egnatia 17:00

Vllaznia-Bylis 17:00

Të hënën:

17:00

Skënderbeu- Laçi

Teuta-Dinamo Siti/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!