Derbi pa fitues, përfundon me ‘dhunë’ dhe kartonë të kuq

Superiore, java e 24: Partizani- Tirana 1-1 (Sembene 90′ / Ernest 28′)

Partizani- Tirana nisi me dhunë mes tifozerive, dhe mbyllet po më situatë të tillë

Nuk ka fitues në derbin numër 177 mes Partizanit dhe Tiranës. Dy të mëdhatë e kryeqytetit kanë mbyllur në barazimin 1-1 me duelin e parë të tyre luajtur në “Arena e Demave” për këtë javë të 24.

Fillimisht Tirana shkon në gol në minutën e 28-të me Emanuel Ernest i cili realizoi një gol të denjë për një derbi.

Në të dytën, Partizani provoi gjithçka për gjithçka, kurse Tirana shpërdoroi mundësi të mira për të dyfishuar dhe u ndëshkua në minutën e 90, kur Sembene gjeti barazimin me kokë pas një gëndorjeje.

Më pas, në fushë shpërtheu një sherr masiv mes skuadrave duke bërë që gjyqtari Hamiti të fluturonte disa kartonë të kuq radhazi për Taipin, Guxhufin, Bytyqin (nga stoli) për Partizanin dhe Henri Markun, Gjumsin por dhe Kozin e Micin (në stol) për Tiranën , duke bërë që derbi të mbyllej me nga 9 lojtarë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!