Sot/ Ditëlindja e ‘Sportiim.al’, Redaksia ka falenderime

Tetë shkurti i çdo viti (nisi në 2019) përkon me ditëlindjen e ‘Sportiim.al’. Pikërisht portali me bazë të shëndoshë profesionalizmi, nisi të botojë për herë të parë materiale sportive nga të gjitha disiplinat në sport. Duke mbuluar vendin, rajonin e botën.

Me stilin e tij informues e artikulues… shpejt, thjeshtë e saktë. Falë kastit të gazetarëve me përvojë, mbështetjes së patjetërsueshme të atyre në terren, shpejt ‘Sporti im.al’, u kthye në një ‘gazetë’ online efikase me fluks të shumtë ndjekësish ndërsa vijon të qëndrojë lart.

Redaksia gjen rastin të falenderojë lexuesit vendas e të huaj që besojnë në këtë portal duke i siguruar se bazë e punës do mbeten parimet e informimit të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. /Redaksia/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!