Ish shefi i F1: Hamilton nuk do qëndrojë 2 vite te Ferrari

“Unë nuk mendoj se Luis do të ketë të njëjtën vëmendje që kishte te Mercedes edhe te Ferrari. Ata nënshkruan me britanikun për dy sezone? Nuk do të zgjasë aq gjatë.”

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone e tha këtë në një intervistë për gazetën angleze The Telegraph, në të cilën dha mendimin e tij për Hamilton, i cili së fundmi mbërriti në Maranello.

“A ishte e drejtë zgjedhja e Hamiltonit nga Piero Ferrari? Shpresoj që po. Shpresoj që ata të mos e kanë marrë këtë hap dhe të pendohen për këtë,” shtoi ai. “Para së gjithash, skuadra është e kënaqur me Sharles Leklerk. Shoku i tij i skuadrës gjithashtu flet gjuhën e tyre, kështu që ata do të kujdesen për të. Edhe nëse Luis bën mirë, do të ketë shumë armiq,” përsërit ai

“Nëse ai nuk do të kishte fituar kurrë një kampionat botëror, mund të ishte ndryshe, sepse atëherë do të kishte një nxitje për të fituar. Por ai ka fituar shtatë.”

“Luis e vendos veten në vijën e parë në një mënyrë që nuk pëlqehet. Si mundet që një djalë që ka fituar disa tituj botërorë dhe ka disa dollarë në bankë të vishet kështu?”

Ish shefi i F1 arrin në përfundimin se ai beson se Hamilton është një pilot i mirë, por jo aq sa njerëzit besojnë – . Ai është shumë i talentuar si pilot. Nuk e di pse i bën gjithë ato marrëzi. Duhet të largohet nga biznesi i muzikës dhe gjithçka tjetër” shkruan Sportmediaset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!