Flamurtari- Besa, supersfida e ditës, Vora “feston” në shtëpi

E Para në javë deçizive, sot përfundon faza e dytë, më pas skema e kalendarit të së tretës

Kategoria e Parë ecën sot me 6 duelet e saj të javës së 22-të. Nga kjo xhiro do të vendoset goxha për të ardhmen e skuadrave pasi në bazë të rënditjes së përfundimit të fazës së dytë do të formulohet kalendari i 11 javëve të fundit në inferiore 2024-25.

Mbi të gjithë takimi i Vlorës aty ku në orën 13:30 do të përballen në një finale të parakohëshme Flamurtari dhe Besa. Dy klubet më me histori në inferiore do të nisen nga pozita të ndryshme duke kërkuar në këtë ballafaqim të parafundit seonal pikët maksimale.

Flamurtari, i dyti në rënditje me 49 pikë mund të dalë i kënaqur edhe me një barazim ndërsa kavajasit në rast dështimi (43 pikë) do ta kenë shumë të vështirë rekuperimin e pikëve për dy vendet e para që të ngjisin menjëherë në Superiore.

Para tyre gjëndet Vora e drejtuar nga Arjan Bellai me vorakët që mund të përfitojnë nga përplasja e rivalëve. Ata presin Erzenin, duke patur të gjitha shanset të konsolidohen edhe më tej në krye (51 pikë).

Ndërkohë kalendari i kësaj jave ofron ndeshje të tjera po aq interesante.

Të gjitha takimet nisin në orën 13:30.

Kategorie e Parë, java e 22:

13:30

Flamurtari- Besa

Apolonia-Pogradeci

Valbona- Lushnja

Kukësi- Burreli

Vora- Erzeni /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!