Empoli sfidon Milanin në shtëpi, Ismajli i dëmtuar

Empoli- Milan një nga sfidat kryesore sot në Serie A. Tekniku i Empolit D’Aversa gjen Pecelën dhe Grasin, por humbet Maleh dhe Fazinin. Në portë, balotazh mes Vaskuez-it dhe Silvestrit me kolumbianin e favorizuar; në mbrojtje, megjithatë do të mungojë mbrojtësi kuqezi Ismajli, i cili do të zëvendësohet nga Marianuçi.
Ndërkaq te Milan ekziston ideja ‘të mposhtim Empolin duke menduar për Fejenordin: Një raporim i fundit nga TMW ka zbuluar se trajneri Konseiçao ka në plan të bëjë disa ndryshime. Në mbrojtje ndryshojnë dy qendërmbrojtësit me Gabia dhe Tiau që zënë vendin e Tomorit dhe Pavloviç.
Uoker në të djathtë dhe Teo Hernandez në të majtë. Në mesin e fushës, Reijnders iu dha pushim dhe Fofana dhe Musah morën role titullare, me këtë të fundit të pezulluar më pas për Champions League.
Mesfushorët do të jenë Sotil në të djathtë (debutimi i ish-lojtarit të Fiorentinës) dhe Pulisiç në të majtë, me Leaon që do të nisë sërish nga pankina për shkak të një problemi në kyçin e këmbës. Dyshja sulmuese do të përbëhet nga Zhoao Feliks, duke debutuar si titullar, dhe Abraham; Himenez nis në pankinë.
Serie A, java e 24:
Verona- Atalanta 15:00
Empoli- Milan 18:00
Torino- Xhenova 20:45