Derbi zgjon kryeqytetin, Egnatia provë në Elbasan, Vllaznia jashtë

Superioria do të zhvillojë nesër 9 shkurt dhe pasnesër 10 shkurt 2025 javën e 24-ët të saj. Në epiqendër derbi Partizani- Tirana i cili i paraprin kësaj xhiroje teksa sipas Departamentit të Garave në FSHF, nis në orën 13:30.
Derbi numër 177-të këtë radhë do të zhvillohet në strehën e të kuqëve me të dyja skuadrat që kudo luajnë, për vetë objektivët reciprokë, grintën, egon dhe luftën sportive, ‘zgjojnë’ kryeqytetin duke e kthyer në një ditë të madhe futbollistike.
Ndërkaq po nesër do të jenë të impenjuara edhe katër skuadra të tjera sipas çifteve në kalendar; AF Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia- Bylis. Të dyja këto takime nisin në orën 17:00.
Sakaq të dielën java plotësohet me sfidat; Skënderbeu- laçi dhe Teuta-Dinamo Siti. Edhe këto përballje nisin në orën 17:00.
Abissnet Superiore, java e 24:
13:30/ Partizani- Tirana (Kompleksi ‘Partizani’)
17:00/ AF Elbasani-Egnatia
17:00/ Vllaznia- Bylis
Të dielën, 17:00:
Skënderbeu- Laçi
Teuta-Dinamo Siti /Sportiim.al/