Derbi pa fitues, La Liga bëhët ‘lëmsh’

Barcelona ka shansin të afrohet me dy pikë me kreun. Katalanasit luajnë ndaj Seviljes në udhëtim nesër në orën 21:00.

Real Madrid- Atletiko Madrid përfunduar 1-1 nuk i shpëtoi lojës së fortë e plot episode teksa protagonistë edhe këtë mbrëmje sërish bëhët gjyqtyrai Soto Grado.

Një pjesë e parë e luajtur më mirë nga Los Blancos i gjeti ata poshtë një goli të shënuar nga Julian Alavers me penallti në të 35′ mirpo akodrimi i saj edhe pse u pa në VAR nga kryesori, çmendi kampin e bardhë.

Kontakti i lehtë për më tepër jo i qëllimshën i Tçuameni ndaj Samuel Lino u vlerësua me goditjen fatale. Ndërkaq pjesa e dytë nis me furi të skuadrës së Ançelotit. Barazimi vjen shpejt teksa Kilian Mbape në të 50′ godet saktë nga pozicioni ballor brënda zonës për 1-1.

Një traversë e shpejtë nga Xhud Belingam nuk e ndryshoi rrjedhën e sfidës e cila u dominua gjatë gjithë kohës nga Reali.

Ndërkohë para takimit, Mbape u vlersëua për golat e shënuar deri tani në kampionat ndërsa më pas një ceremoni e improvizuar për lamtumirën përfundimtare të ikonës braziliane Marselo. Ish mbrojtësi i galaktikëve pas aventures me Fluminense në Brazil, ka mbyllur përfundimisht me futbollin e luajtur. Për të, një lamtumirë e fundit nga Reali…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!