Sot/ Bajern, PSG dhe Vajekano e Balliut në fushë, derbi i Madridit nesër

Rikthehen kampionatet në Europën e zhvilluar futbollistike. Pas ndeshjeve të Kupës në disa vende, sot në Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë duelet e para të fundjavës.

Kështu në La Liga të Spanjës i cili kulmon nesër me derbin Real- Atletiko (21:00) sot vjen takimi Vajekano, Vajadolid i programuar në orën 21:00.

Në Bundesligë ndeshja e vetme e raundit të 21-të i takon Bajern Mynih- Verder Bremen në 20:30. Një ndeshje zhvillohet dhe në Serie A për xhiron e 24-ët ndërmjet Komos dhe Juventusit (20:45).

Në Ligue 1, Nantë- Brest (19:00) për javën e 21-të, i paraprin këtë mbrëmje duelt klasik PSG- Monako e parashikaur të startojë në orën 21:05.

Ndërkohë në Angli nisin takimet FA Cup (1/16) me duelin e orës 21:00 mes Mançester Junajtid dhe Lieçesterit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!