Shabani, goditja e madhe rrezikon…prezantimin

Bardhezinjtë larguan Altin Kryeziun, për zyrtarizimin e Shabanit duhet pritur.
I lindur në Gjermani dhe rritur sportivisht te Bajern Mynih, shqiptari Meritan Shabani u lakua si afrimi i fundit i Laçit gjatë kësaj merkatoje dimri 2025.
Mirpo një dëmtim i mbartur duket se ende nuk ka bindur klubin bardhezi për të prezantuar mesfushorin si pjesë të grupit të Morieros.
Në fakt, Meritan Shabani 25 vjeç, pak më shumë se një vit më parë me uniformën e Grashopers në Zvicër pati një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë, në ndeshjen e fundit kundër Yverdon.
Shtatlarti i’u bashkua së fundi Goricas në Kroaci por nuk ka luajti asnjë ndeshje. Ai ka veshur edhe bluzën e Uolves në Premier League.
Ndërkohë për mesfushorin ka patur interes të madh edhe nga dy ekipet e Tiranës; Dinamo e Partizani. Për t’u kujtuar, Meritoni është paisur me pasaportë shqiptare me synimin për ta bërë kontigjent kuqezi.
Nga ana tjetër Altin Kryeziu do të vijojë karrierën te skuadra e Andijon, në Uzbekistan. /Sportiim.al/