Dy sfida sezonale zero gola, të dielën Partizani- Tirana ‘luftë’ me varfërinë…

Të dielën dita e derbit të madh kryeqytetas në aktin e 177 dhe të tretë sezonal. Partizani-Tirana do të zhvillohet në kompleksin ‘Partizani’ me fillim orën e pazakontë 13:30 me dy të mëdhatë e kryeqytetit në kërkim të pikëve maksimale.
Në fazën e parë por dhe në të dytën derbi u ndal te shifrat 0-0 me shumë analistë që i konsideruan ato përballje si më të dobëtit e tyre në dekadën e fundit.
Këtë radhë historia pritet të jetë ndryshe. Partizani pritës ka dominuar në 6-të zyrtaret e fundit me tre fitore dhe tre barazime por dhe rendimenti i pikëve deri në këtë javë të 24-ët (luajtur deri tani 23) i bën të kuqtë më favoritë.
Në fakt pas largimëve të Rrapajt, Hadrojt, Carës dhe sulmuesit Mba afrimet
si Podstrelov, Vujnoviç, Guxhufi të aktivizuar pjesërisht nga Veselinoviç, nuk kanë dhënë atë që pritej por edhe Eleke apo afrimi tjetër Çipi ende nuk kanë marrë asnjë minutë për të parë realisht ‘Demat’ e vitit 2025.
Sidoqoftë derbi mbetet derbi dhe Tirana mbetet Tirana. Ndonëse te bardheblutë ka mungesa të tilla si Rimal Haxhiu, Qëndrim Ismajli, Aldi Gjumsi e Henri Marku, rikthimi pas pezullimit i sulmuesit liberian Emanuel Ernest shihet si forcë e shtuar për formacionin e Bledi Shkëmbit. /Sportiim.al/