Duran nis si ‘King’, Ronaldo goli i parë si 40 vjeçar

Arabia Saudite (RSL) luajti sot ndeshjen e raundit të 19-të të saj ndërsa në fushë ishte Al Nasr përballë Al Fayha. Në këtë takim skuadra e Stefano Piolit e nisi jo dhe aq mirë por më pas arriti të shënojë një gol me ish lojtarin e Aston Vila-s Xhon Duran teksa luhej e 22-ta.

Në pjesën e dytë sulmuesi 21 vjeçar kolumbian arriti të dyfishojë duke e kthyer debutimin e tij absolut në tokën arabe në një ditë klasike. Goli i tij i dytë u shënua në minutën e 72′ me Sadio Mane që aistoi.

Nuk ka munguar Kristiano Ronaldo i cili nis me gol moshën 40 vjeçare. Portugezi arriti të realizojë në të 74′-ën pas një veprimi mjeshtëror në zonë teksa me një zgjatje e dërgoi topin në rrjetë për 3-0 final/ Sportiim.al/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!