Barça në gjysmëfinale, Flik me fjalë të mira për skuadrën

Trajneri gjerman i Barcelonës Hansi Flik analizoi fitoren 0-5 arritur për Kupën e Mbretit dje në Mestaja të Valencias pas së cilës katalanasit kaluan në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit:
“Një sukses shumë i rëndësishëm për ne. Jam i lumtur me ekipin. Krijuam raste dhe shënuam gola herët dhe kjo na lejoi të shënonim më shumë.”
109 gola në 35 ndeshje ?
“Është një shifër mbresëlënëse. Lojtarët kanë ruajtur motivimin e tyre, gjë që tregon urinë që ka ekipi. LFutbollistët ishin të fokusuar në përpjekjen për të shënuar më shumë gola.”
Performanca e Sheznit ? “Mendoj se detyra e tij është të mbrojë portën dhe ai na dha stabilitet. Ai përsëri mbajti portën e pastër dhe kjo është ajo që ka rëndësi.”