Festoi ditëlindjen në ditën e Ronaldos, Nejmar debuton me Santos

Një ditëlindje që vështirë të harrohet. Dje Nejmar mbushi 33 vjeç dhe mbrëmë u rikthye në fushë me fanellën e Santos në ndeshjen kundër Botafogos, e vlefshme për Campeonato Paulista në Brazil dhe barazoi 1-1.
Ish futbollisti i Barcelonës, PSG dhe Al Hilal nuk kishte luajtur që nga nëntori – ai u kthye pas një dëmtimi që e detyroi të ndalonte për më shumë se një vit ndërsa tani më në fund mund të gëzohet:
“Rezultati ishte i keq por sot ishte një ditë shumë e veçantë. Ju faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj dhe që na inkurajuat deri në fund. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për të gjithë mbështetjen e tifozëve tanë… sepse me ju jemi shumë të lumtur dhe do të jem më i lumtur për të gjithë e meriton të jetë, në krye!”, ka shkruar Nejmar në Instagram.