E prapambetur/ Fiore shkatërron fortesën Inter me 3 gola

Ndeshja filloi në minutën e 16-të, teksa u ndal për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove i cili pati asokohe një kolaps kardiak.
U luajt sot ndeshja Fiorentina- Inter (e prapambetur) për javën e 14-të të Serie A. Në ‘Artemio Franchi’, vendasit arritën të surprizonin kampionët e Italisë në fuqi me shifrat 3-0.
Të tre golat ‘vjollcë’ u shënuan në pjesën e dytë teksa fillimisht Luka Ranieri në të 59′ dhe Moise Ken dy herë në të 68′ dhe 90′, ishin autorë të golave.
Në këtë takim mesfushoi kuqezi i Interit Kristjan Asllani u hodh në fushë në minutën e 83′ por pa mundur të ndikojë në lojën e zikaltërve.
Kështu pas këtij takimi të rekuperuar, Inter i Simone Inzagit nuk arrin të kapë Napolin (54) i cili tani qëndron në krye me tri pikë më shumë se zikaltërit./Sportiim.al/