Dinamo thyhet në Kupë, Skënderbeu pranë turit tjetër

Kupa, çerekfinale: Dinamo- Skënderbeu 0-2 Bismark 51′, Loran 56′(ag)

Ndeshja e fundit për 1/4-at mes Dinamo Sitit dhe Skënderbeut u vendos nga dy gola të skuadrës korçare e cila gjeti rrjetën me Bismark në të 51′ dhe me autogolin e Loran në të 56′.

Dinamo edhe pse ishte më kërkuese teksa nuk arriti të shënojë në pjesën e parë e pësoi në të dytën duke bërë që sfida e 26 shkurtit në Korçë të bëhët mjaft e vështirë.

Në anën tjetër Skëndereu i Gjokës hedh një hap mjaft të rëndësishëm për t’u bërë njëra nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73-të./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!