Ronaldo 40 vjeç, Varane:Bëri histori, fizik jonormal…

Fituesi i Topit të Artë plot 5 herë dhe i të gjithë trofeve në rang klubi dhe jo vetëm feston sot 40 vjetorin e lindjes. Kristiano Ronaldo aktiv ende në futbollin e luajtur merr nga shumë personazhe të sportit por dhe jetës çublike në mbarë globin mesazhe urimi.
Njëri prej tyre Rafael Varanë
Në të shkuarën së bashku te Real Madridit dhe Mançester Junajtid, Rafael Varane flet në përvjetorin e lindjes së Kristiano Ronaldos. Në një intervistë për L’Equipe francezi mes të tjerave:
“Ai ka një fizik jonormal, gjë që mund të ndodhë në këtë nivel. Mbi të gjitha, ai e kuptoi shumë i ri, shumë herët, se i duhej të investonte në trupin e tij për t’i dhënë vetes shumë, në nivelin e tij mendor, dhe në vijim të performancës”.