Kupa/ Elbasani dhe Vllaznia shtyjnë kualifkimin në të kthimit
Ndeshja e fundit e ditës së sotme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ndërmjet AF Elbasanit dhe Vllaznisë u mbyll pa gola 0-0.
Ndonëse loja në fushë ishte mjaf dinamike përgjatë gjithë takimit ai që lë ‘shenjë’, goli, ka munguar.
Në fakt në pjesën e dytë pas një rasti ideal të vendasëve me Tsague ekipi rival Vllaznia e rriti ndjeshëm ofensiven e sulmëve duke insistuar për të gjetur golin.
Megjithatë deri në fund nuk ngjau asgjë dhe dy skuadrat shtynë për në 26 shkurt (kthim) biletën e skuadrës që do të shkojë në gjysmëfinale.
Formacionet startuese:
AF Elbasani: Abalora, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, Qose, Kasa, Xh.Lajthia, Ibrahim, Zhoel, Tsague. Tr: Ivan Gvozdenoviç
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Bajrami, Krymi, Jago, Sala, Deliu, Mala, Dodaj, Çoba, Balaj. Tr: Tomas Brdariç.
