Muçi shkon te goli, Rashica asiston

Beshiktash arrin të fitojë në Kupë, Muçi dhe Rashica protagonistë.

Në fitoren e Beshiktashit 2-0 në Kupën e Turqisë ndaj Kirklarelisporit kontribut të madh dhanë dy shqiptarët, Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Tiranasi shënoi golin e parë në minutën e 62-të ndaj skuadrës së ligës së tretë ndërsa Rashica asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 79-të nga Xhoao Mario.

Muçi luajti nga minuta e parë, ndërsa ishte pikërisht Milot Rashica ai që e zëvendësoi atë në minutën e 73-të.

Pas këtij triumfi Beshiktash është në vendin e parë në Grupin D të Kupës së Turqisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!