Korçarët zyrtarizojnë afrimet e fundit

Kishin arritur akordin prej ditësh por vetëm sot Skënderbeu ka prezantuar 4 afrimet e fundit të kësaj merkatoje janari. Ata kanë zyrtarizuar Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr.

Përpara Kupës dhe ndeshjeve të javës 24 Abissnet Superiore të gjithë futbollistët janë vënë menjëherë nën urdhërat e Ernest Gjokës.

Njoftimi i Skënderbeut:

“Mamane Amadou Sabo, João Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr zyrtarisht bardhekuqë!Futbollistët kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut. Menjëherë pasi kanë hedhur firmën në kontratë, futbollistët janë bashkuar me grupin në seancat stërvitore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!