Gonzalez, afrimi i ri i Mançester Sitit

Problemet me legjislacionin sportiv apo gjëndja e turbullt që po kalon Mançester Siti nuk e kanë penguar këtë sesion merkatoje të riforcohet në organikë
Lëndimi i rëndë i Rodrit e ka detyruar Sitin të marrë masa dhe të nënshkruajë një zëvendësues, të paktën tani për tani. Një tjetër mesfushor spanjoll, Nicolas Gonzalez Iglesias, i lindur në vitin 2002 vjen nga Porto teksa më parë ka frekuentuar shkollën e Barcelonës.
Lojtari vjen te Pep Guardiola si nënshkrimi i katërt i merkatos së dimrit për 60 milionë euro pas Marmoush, Khusanov dhe Vitor Reis.