Dejvis vendos të ardhmen, zgjat me Bajernin në Bundeligë

Ëndrra e madhe e Real Madrid kopsit të ardhmen e tij te gjigandët bavarezë. Pas negociatave të pafundme, Alfonso Dejvis ka rinovuar kontratën me Bajern Mynih deri në vitin 2030.

Kanadezi pas këtij rinovimi tha: “Jam shumë i lumtur që kam zgjatur kontratën time me këtë klub të madh. Erdha në Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur çdo ditë për bëhem një nga më të mirët në rolin tim.

Dejvis mbërriti në Mynih si adoleshent dhe bëri 220 paraqitje për klubin, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 34 asistime. Ai fitoi 5 herë Bundesligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube FIFA, dy Kupa DFB por dhe tre Superkupa të Gjermanisë.

Anësori ka bërë 56 paraqitje për Kanadanë (15 gola) deri tani, duke u paraqitur në Kupën e Botës FIFA 2022, dy Gold Kupa CONCACAF dhe CONMEBOL Copa America. Ai bëri debutimin e tij për të rriturit e Kanadasë në moshën 16-vjeçare dhe tani është kapiten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!