Morata zyrtarizohet te Gallatasaraji: Jam i emocionuar, falenderoj presidentin

Alvaro Morata është zyrtarisht një lojtar i ri i Gallatasarajit. Sulmuesi spanjoll i ardhur nga Milan ka dhënë deklaratat e tij të para për kanalet zyrtare të klubit turk, duke u shprehur i kënaqur për transferimin.

“Jam vërtet i emocionuar. U desh shumë përpjekje për të më sjellë këtu. Për herë të parë, klubi erdhi në Milano për të më takuar dhe unë dua të falënderoj Presidentin Abdullah Bej dhe Xhorxhe Gardi nga thellësia e zemrës sime që bënë një operacion kaq kompleks i mundshëm.

Jam krenar që jam këtu: Galatasaray është ndoshta e vetmja arsye pse zgjodha të vij në Turqi. Mezi pres të vesh këtë fanellë dhe t’u dhuroj tifozëve momente gëzimi. Jam këtu për të dhënë gjithçka”, ka thënë ndër të tjera sulmuesi spanjoll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!