Milani nis punën, Zhoao Feliks drejt kuqezinjëve

Milan nuk e braktis idenë për të marrë Zhoao Feliks në këto orë të fundit të merkatos së transfertave dhe itensiteti i trataivave duket në rritje.
Këto orë klubi kuqezi po tenton konkretisht për portugezin dhe po zhvillohen kontakte të drejtpërdrejta mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Çelsit që ka kartonin e luzitanit. Në mes dhe agjenti i Feliks, Zhorzh Mendesh.
Vetë portugezi aktualisht trajner i Milanit Serxhio Konseiçao po shtyn shumë për të marrë talentin e bluve dhe ndjesia është se Milani do të bëjë gjithçka për të kënaqur trajnerin e tyre, me agjentin, njësoj si trajneri dhe lojtari, të cilët mund të kenë një rol vendimtar në negociata.