Ismajlit i del emri te Gallatasaraji

Doli nga fusha i dëmtuar këtë fundjavë (Juve- Empoli 4-1) mirpo Gallatasaraji në Turqi mendon të afrojë mbrojtën kuqezi Ardian Ismajli në radhët e tij. Mediat sportive kanë raportuar se drejtuesit e klubit në Stamboll janë të interesuar seriozisht për lojtarin shqiptar.
Në pamundësi transferimi për Viktor Nelson, Gallatasaraji vazhdon të kërkojë mbështetje në repartin e mbrojtjes.
Në fakt mbrojtësit të Empolit, Ardian Ismajli, i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Për lojtarin ka patur interes të shtuar edhe nga ekipe në Serie A si Napoli apo Juventus. Vetë Ismajli duket në kërkim të një klubi të ri ndaj dhe obsioni i ri pritet të merret në konsideratë.