FIGC edhe 4 vite në ‘duart’ e Gravinës

Gabriele Gravina është rizgjedhur sot në krye të futbollit italian për herë të tretë radhazi. Kandidati i vetëm, u konfirmua si kreu i FIGC me 98,68% të votave gjatë asamblesë zgjedhore që u zhvillua në Romë.
Më 22 tetor 2018 ai u zgjodh me 97,2% të votave, në 2021 u konfirmua me 73,45% të votave kundrejt 26,25% për Kozimo Sibilia.
“Ne duhet të vazhdojmë në rrugën tonë, të arrijmë objektivat që futbollit i duhen vërtet”, tha Gravina, duke e mbyllur me një thënie nga Henry Ford:
“Të bashkohemi është një fillim, të qëndrojmë së bashku është përparim, të punojmë së bashku është sukses”.
Të pranishëm në asamblenë zgjedhore të FIGC-së, në Romë, ishin edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino dhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin por dhe Zv Presidenti i UEFA-s dhe kreu i FSHF-së Armand Duka.