Asambleja e FIGC, Infantino: Dy mandate që drejtoj FIFA-n, Italia mungon

“Unë kam qenë president i FIFA-s për dy Kupa Bote dhe Italia nuk është kualifikuar. Nuk ka ndodhur kurrë. Keni fituar katër Kupa Bote, bëni diçka dhe ju.” Kështu tha Xhani Infantino, president i FIFA-s, në momentet e asamblesë zgjedhore të FIGC.
“Mendoj se Kupa e Botës për Klube do të jetë një kompeticion i mrekullueshëm, në të cilin do të marrin pjesë dy skuadra italiane, Interi dhe Juventusi, dhe do të jetë një kompeticion që do të zëvendësojë Kupën e vjetër të Konfederatave për të cilën nuk do të shtohen ndeshje”, shtoi ai.
Ky kometicion i ri që do të nisë në verë në SHBA. “FIFA organizon më pak se 1% të ndeshjeve në botë, ndoshta duhet të fillojmë t’u heqim diçka atyre që organizojnë 99% të tjera. Kështu që ne u japim mundësinë lojtarëve që nuk kanë mundësi të fitojnë një Botëror me një kombëtare, por ta bëjnë me klubin e tyre”, përfundoi ai./Sportiim.al/