Nxehet Serie A, ‘Madonina’ në 18:00, Roma -Napoli në mbrëmje

Milan-Inter këtë pasdite në derbin e madh të qytetit. Një sfidë që vlen më shumë se renditja e të dyja skuadrave me histori në Serie A.

Ata luajtën në fillim të vitit (Riad) Superkupën e Italisë me ekipin kuqezi që fitoi 2-3 duke treguar se mes tyre pak ka rëndësi momenti pozitiv apo negativ.

Në fakt, Interi është në kërkim të shpengimit në derbin e orës 18:00 ndërsa ndaj rivalit historik vjen pas dy humbjeve radhazi.

Skuadra e Simone Inzagit do të përballet me skuadrën e Konceiçaos me synimin për të marrë tri pikë e mbajtur trendin me Napolin në krye. Zikaltërit kanë një ndeshje më pak se Napoli (Fiorentina-Inter).

Ndërkohë sot në Itali përpos Milan- Inter, luhen të tjera ndeshje të xhiros së 23-të. Nis Juve- Empoli (12:30) Fiorentina- Xhenova (15:00) dhe Roma- Napoli parashikuar në 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!