Juve pret Empolin me Ismajlin në fushë, formacoinet

Pas pak Juventus pret Empolin në ndeshjen e orës 12.30 me dëshirën për të fituar tre pikët dhe për të harruar humbjen në Champions League:
Te bardhezinjtë konfirmohet lënja jashtë e Dushan Vlahoviç, i cili do të startojë nga pankina, në vend të tij Kolo Muani i ardhur gjatë kësaj merkatoje. Ata do të dalin në fushë me 4-2-3-1, me Veiga që debuton si titullar në qendër të mbrojtjes së bashku me Gatin.
Lokateli dhe MekKen në mesin e fushës përballë Kolo Muanit, i cili do të shoqërohet nga Niko Gonzales, Kupmeiners dhe Jildiz.
Empoli përgjigjet me 3-4-2-1, teksa Marianuçi, Ismajli dhe De Shiljo do të jenë përpara portierit Vaskuez. Në sulm, hapësirë për Kolombon, i mbështetur nga Facini dhe Espozito.
Ndërkohë janë pesë munguesa për Juventusin: Bremer, Kabal, Kambiaso, Kalulu dhe Milik. Te Empoli janë dy lojtarë të pezulluar, pikërisht Grasi dhe Pecela.
