Dramë në “San Siro”, ‘Madonina’ pa fitues

Dy holandezë shënojnë nga një gol për Milan dhe Inter, derbi mbyllet nën shenjën ‘x’.
Ka mjaftuar një gol i Tijani Reijnders (Milan) në të 45′ me të djathtën nga brenda zonës për të dërguar topin në rrjetën e Zomer për avantazhin kuqezi.
Milan e arriti golin pas një kundërzbritje të shpejtë duke marrë epërsinë ecila u bë ‘nul’ në kohën shtesë.
Në fakt Inter arriti të shënojë tre herë por në të gjitha rastet golat e Dimarkos, dhe Lautaro Martinez në dy raste duke lënë shije aspak të mirë te kampi zikaltër.
Megjithatë në shtesë (90+3) Inter balancon shifrat me anë të Stefan de Vraj duke i dhënë fund avantazhit kuqezi e shpëtuar zikaltërit nga humbja për 1-1 final.
Në këtë takim të javës së 23-të Kristjan Asllani qëndroi në stol./Sportiim.al/