Ngecin Kastrioti e Apolonia, Zguro nderon Pogradecin
Kategoria e Parë luajti sot tre takime ndërsa nesër në orën 13:30 3 duelet e tjera të xhiros së 21-të.
Në “Gjorgje Kyçyku” Pogradeci fitoi me shifrat minimale 1-0 ndaj Korabit. Goli u shënua nga Vangjel Zguro me penallti në minutën e 34-ët duke i siguruar ‘liqenorëve’ një trepikësh me vlerë.
Pritej më shumë nga krutanët në Fushë- Krujë mirpo Kastrioti dhe Valbona ndanë pikët pas barazimit 1-1. Golat u realizuan nga Krasniqi për miqtë dhe Spartak Ajazi për vendasit. Sfida tjetër ajo mes Erzenit dhe Apolonisë u mbyll pa gola.
