Laçi luan mirë, Partizani merr një pikë

Abissnet Superiore java e 23:

Laçi- Partizani 0-0

Mbyllet pa fitues takimi Laçi- Partizani luajtur sot për javën e 23-të Abissnet Superiore.

Një duel i cili nisi me epërsinë e skuadrës vendase të Morieros e cila në tre-katër rase ishte shumë pranë golit. Edhe në pjesën e dytë ishte Laçi që diktoi e humbi disa mundësi të mira shënimi.

Nga ana e tij Partizani nuk u duk fare në pjesën e parë ndërsa në start të së dytës rrezikoi dy herë në minutat e para të këtij fraksioni por më pas asgjë për të regjistruar.

Kështu pas barazimit pa gola skuadrat morën nga një pikë ndërsa të mërkurën do të ndeshen sërish në Laç për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!