Duel i dyfishtë, Laçi e Partizani prezantimi parë

Superioria do të zhvillojë sot tre ndeshje të javës së 23-të. Ato nisin me duelin Laçi-Partizani në 13.30 dhe vijojnë me duelet; Dinamo- Skënderbeu dhe Tirana- AF Elbasani të programuar në orën 16:30 respektivisht në “Elbasan Arena” dhe në “Niko Dovana”.
Ndërkohë me merkaton e mbyllur zyrtarisht gjatë mesnatës së kaluar, tani fjalën e kanë futbollistët në fushë. Madje që nga përballja e parë e kësaj dite ndërsa bardhezinjtë e Morieros takohen me të kuqtë e Veselinoviç.
Kurbinasit kanë operuar fare pak në merkato pasi Alban Shabani, Ilir Dobjani dhe Danilo Bajraktari figurojnë afrimet e vetme të tyre.
Te Partizani lajmi i madh ishte rikthimi në limite të merkatos i David Atanaskoskit por te ekipi kryeqytetas në këtë sesion transferimesh pati disa të tillë si; Podstrelov, Guxhufi, Mateo Çipi, Eleke, Ogunleje, apo dhe sulmuesi Nikola Vujnoviç.
Dy skuadrat teksa do të ndeshën sërish në Laç të mërkurën e ardhëshme për Kupë, duan tri pikët aq të domosdoshme për objektivët e tyre.
Abissnet Superiore, java e 23, sot:
Laçi-Partizani 13.30
Dinamo- Skënderbeu 16:30 (në “Elbasan Arena”)
Tirana- AF Elbasani 16:30 (në “Niko Dovana”)
Luajtur dje:
Egnatia- Bylis 2-1
teuta- Vllaznia 1-3 /Sportiim.al/