Ditë barazimesh, stonon Dinamo, Tirana një pikë ndaj Elbasanit
Abissnet Superiore, java e 23-të
Tirana-AF Elbasani 1-1 (Zharmuni 13’/ Musta 73′)
Dinamo- Skënderbeu 1-1 (Loran 85’/ E. Rashica 77′ pen)
Ditë barazimesh sot në Superiore. Pas Laçi- Partizani luajtur në 13:30 (0-0), në 16:30 të dy sfidat përmbyllëse të javës së 23 u ndalen te shifrat 1-1.
Në Durrës Tirana pritëse kaloi e para përpara ndaj AF Elbasanit me golin e Zharmuni në të 13′ ndërsa në pjesën e dytë verdheblutë barazuan me Emiljano Mustën teksa në të 73′ goditi me kokë një top ardhur nga këndi për 1-1 final (Musta dje festoi përvjetorin e 33 të lindjes).
Ndërkohë edhe në Elbasan aty ku Dinamo ishte pritëse shifrat ndaj Skënderbeut ishin 1-1. Fillimisht Ermir Rashica me penallti në të 77′ shënoi për korçarët, u përgjigj Dinamo me golin me kokë të Loran 5′ nga fundi.
