Vllaznia triumfon ndaj Teutës, ruan hapin me kreun
Teuta- Vllaznia 1-3 ( Beshiraj 60′ / Mala 2′, Balaj 23′ (p), Dodaj 47′)
Vllaznia thyen Teutën duke i shtuar vetes tri pikë në tabelë dhe zhytur tërësisht Teutën në luftën për mbijetesë.
Shkodranët shënuan që në minutën e dytë falë golit të Esat Malës ndërsa për të vënë këtë takim nën “thundrra” mendon kapiteni Balaj teksa në të 23′ shndërron në gol në penallti të fituar nga Dodaj.
Është pikërisht talenti Kevin Dodaj ai që trefishon në startin e së dytës. Kuqeblutë patën një rast ideal me Ildi Grudën në të 86′ teksa Ardit Deliu plot klas vertikalizoi një top duke e nxjerrë sulmuesin të vetëm me portierin Tafas por pa mundur dot ta kalojë.
Teuta arrin të shënojë një gol me Mario Beshiraj në të 60′ mirpo edhe pse dueli ishte i ndezur , deri në fund, nuk pati gola të tjerë.
Ndeshjet e tjera të javës së 23-të zhvillohen nesër./Sportiim.al/
