Veselinoviç para Laçit: Lojtarë me virus, pres raportin e mjekut, merkato…

Do të ketë një ndeshje shumë të vështirë nesër ndaj Laçit (13:30) në Laç. Partizani barazoi në limite me Dinamon dhe tani kërkon të marrë fitoren ndaj bardhezinjëve të Morieros në transfertë për të ruajtur trendin e skuadrave të kreut…

Ndërkaq, Partizani prezantoi sot sulmuesin malazez Nikola Vujnoviç ndërsa për ndeshjen e nesërme ndaj Laçit në udhëtim (java e 23) ka folur si zakonisht trajneri Veselinoviç.

Përballja me Laçin…

“Na pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Laçit, e respektoj, janë skuadër shumë e mirë, më pëlqejnë shumë disa lojtarë të tyre. Por sigurisht do mendoj për veten tonë.

Gjëndja e skuadrës?

Ju e dini që është ky virusi i kohës së fundit, pasdite do të kem raport mjekësor për situatë konkrete dhe kush do të jetë i mundshëm. Është situatë e veçantë sepse me këtë skuadër do luajmë prap pas 3 ditësh. Është i rëndësishëm raporti i doktorit.

Sigurisht që do bëjmë llogaritë dhe planet tona për 3 ndeshje në 8 ditë. Ka lojtarë që në 8 ditë nuk i përballojnë dot 3 ndeshje.

Sot është dita e fundit e merkatos prisni ndonjë hyrje tjetër –
Sot është dita e fundit e merkatos e cila do të mbyllet në orën 00:00. Në këtë moment lojtarët që kemi afruar janë  zyrtarizuar në kanalet zyrtare të klubit. Na mbeten edhe disa orë deri nga mbyllja e merkatos dhe të presim se çfarë mund të ndryshojë.

Sa i kënaqur jeni me skuadrën ? Jam gjithmonë i kënaqur çdo ditë. Sot jam i kënaqur pasi Gjergji Kote është rikthyer në skuadër pas dëmtimit që ka kaluar. Ai nuk do të jetë gati për të luajtur ndeshje, por jam i lumtur që e shoh atë në fushë.

A është Partizani pretendent për titull  pas merkatos së Janarit – Mbetet për tu parë, pasi kemi pasur ndryshime në hyrje dhe dalje të lojtarëve. Ju e dini çfarë lojtarësh cilësorë na janë larguar. Dihet që merkato e janarit është pak specifike. Nuk është e lehtë për të afruar lojtarë të nivelit të lartë. Kush merret me futboll e di fare mirë sa vështirësi ka në përzgjedhjen e lojtarëve. Eshtë ndryshe nga mbyllja e sezonit kur ke një afat më të gjatë për të parë dhe përzgjedhur lojtarë.

Edhe lojtarët që mund ti gjesh të lirë në merkaton e janarit kanë disa muaj pa luajtur ndeshje. Eshtë vërtet kohë shumë e shkurtër për të marrë lojtarë. Merkato e janarit është e njëjta situatë edhe për të gjitha klubet në evropë jo vetëm për Partizanin. (Marrë nga Partizani.al)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!