Uri e Al Hilal për Rodrigon, Reali ende pa përgjigje
Nejmar te Santos bën që Al Hilal në Arabinë Saudite të nisë punën për zëvëndësimin e brazilianit. Në skenë këtë herë ngjitet Rodrigo, sulmuesi i Realit.
Ekipi kampion po përpiqet ta bëjë këtë deri në ditën e fundit të disponueshme të tregut të dimrit. Sipas Marca-s, bardheblutë kanë bërë lëvizjen serioze për Rodrigon, duke i bërë një ofertë Real Madridit.
Në fakt edhe pse aludohet që në zyrat e Realit oferta të ketë mbrritur që të hënën, detajet e saj nuk bëhën zyrtare. Sidoqoftë Perez pritet të mendojë shifrën (me tri shifra) për të vendosur për brazilianin./Sportiim.al/
